Sot kemi dasmë. Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare.
Ashtu si dhe newsbomb.al raportoi më herët kjo dasmë pritet të jetë dhe dasma e vitit.
Mes njerëzve të dashur, çifti ka organizuar një festë madhështore në ambientet e “Sheraton”.
Por, a do të jetë Arbana Osmani afër Lorit në këtë ditë të rëndësishme duke marrë parasysh dhe miqësinë prej vitesh të dy vajzave? Epo mesa kemi para nga videot në “Instagram”, Arbana dhe Eduarti nuk do të jenë të pranishëm.
Kjo pasi ata kanë udhëtuar drejt Anglisë së bashku me fëmijët e tyre. Në ditëlindjen e vogëlushit të tyre, Diellit, Edi dhe Arbana kanë vendosur të “arratisen” nga Shqipëria.