Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Ajo që unë nuk e kuptojë me këtë rast, është fakti i trishtë, se si komandanti i FSK, Bashkim Jashari, i cili vjen nga një familje e mirënjohur si ikonë e qëndresës kombëtare, që luftoi tri ditë e tri netë, ndoshta pa bukë e pa ujë dhe pa iu shkuar në ndihmë askush, duke u flijuar deri në pjesëtarin e fundit të saj, me një ushtri të tërë, të armatosur, deri në dhëmbë, si ajo serbo sllave, vet ai, të lejoi që ta bëjë edhe ushtrinë e shtetit të Kosovës, mashë të intrigave partiake dhe pjesë të politikës ditore, siç u veprua edhe me policinë, menjëherë pas agresionit terrorist serb, në Banjë të Zveçanit!
-Në anën tjetër, sa u takon zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, faktikisht ato janë një zhvillim historik, të cilat, pa marrë parasysh propagandën agjenturore të opozitës së inkriminuar, do të mbahen mend si zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas lufte dhe qysh nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë në vitin 2008 e këtej, organizohen në Kosovën e lirë!
Kurse Vetëvendosje, është partia e parë dhe e vetme në Kosovë, deri më tani, e cila ka arrit të marrë mbi 50% të votave të qytetarëve dhe ka quar mandatin qeverisës deri në fund, akt që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, me asnjërën nga partitë tjera, madje edhe kur partitë e inkriminuara opozitare, nga dy apo edhe më tepër se tri sosh, kanë hyrë në koalicione, kanë befasuar vetëm për të keq qytetarët e Kosovës, me rrëzimet e vetvetes nga qeverisja dhe krijimin e qëllimshëm të situatave të jashtëzakonshme, vetëm për të shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme.
Andaj mendojë se vërtetë opozita e inkriminuar, e ka humbur rrugën në oborr, duke e tepruar me propagandën e saj skandaloze, të ditëve të fundit se kinse Qeveria Kurti nuk po mundet t`ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet, derisa asnjë ushtar i vetëm, nuk doli të deklarojë se ka ngelur pa bukë, dhe realiteti nuk është as përafërsisht, siç pandehin zyrtarë opozitarë, madje edhe vet Ministri i Mbrojtjes, foli me fakte se qysh me 10 tetor, është shpallur konkursi për rekrutimin e kuzhinierëve profesionist dhe kompletimin e stafit, që Ushtria ti ketë Kuzhinat e veta dhe përgatit ushqimet më cilësore për pjesëtarët e saj.
Për aq më tepër, na befasoi jashtë mase edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri i cili përflitet edhe për përdorimin e pijeve dehëse, duke lëshuar deklarata paushall, jo profesioniste dhe aspak serioze, se kinse kryeministri Albin Kurti, qenka përgjegjës edhe për ushqimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe se kinse një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po arrin t`ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet, gjë që, u përgënjeshtërua nga vet Ministri i Mbrojtjes, se nuk është fare e vërtetë.
Ajo që unë personalisht nuk mund ta kuptojë me këtë rast, është fakti i trishtë, se si komandanti i FSK, Bashkim Jashari, që vjen nga një familje ikonë e qëndresës kombëtare, e cila luftoi tri ditë e tri netë, ndoshta pa bukë e pa ujë dhe pa iu shkuar në ndihmë askush, me një ushtri të tërë, të armatosur, deri në dhëmbë, si ajo serbo sllave, vet ai, të lejoi që ta bëjë edhe ushtrinë, mashë të intrigave partiake dhe pjesë të politikës ditore, vetëm pak kohë para zgjedhjeve të reja!
Ushtria e ka ministrinë vet përkatëse, e cila kujdeset për të gjitha problemet, përfshi edhe ushqimet, andaj Luta dhe të tjerët, nuk duhet lejuar vetes, të bëhen qesharak para opinionit, duke kërkuar nga kryeministri, që të merret edhe me sigurimin, përgatitjen dhe servimin e ushqimit, për ushtrinë, duke e akuzuar njeriun që ka bërë më së shumti për vendin, deri te shtrirja e sovranitetit të plotë edhe në veri, si në çdo pjesë tjetër të vendit, ka realizu liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka ndaluar referendumet dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ka zëvendësuar targat ilegale serbe me ato legjitime të Kosovës, ka hequr dinarin serb dhe mbyllur strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, akte që partitë tjera të gjitha bashkë, përfshi edhe partinë e Lutës, po të kishin qëndruar edhe rrafsh 50 vjet tjera në pushtet, kurrë nuk do ti kishin arritur, as jetësuar të gjitha këto në Kosovë.
Nuk duhet harruar me këtë rast, se Qeveria Kurti arriti t`ia imponojë edhe faktorit të huaj, që përfundimisht Kosova edhe në CEFTA të përfaqësohet me emrin e saj zyrtar dhe nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës dhe jo më të prezantohet nga UNMIK, siç u veprua nga partitë e inkriminuara, qysh nga vitit 2007 e këtej, apo që kur Kosova, u pranua në CEFTA, andaj ato që e varfëruan, plaçkitën dhe izoluan Kosovën nga e gjithë bota, ishin partitë e inkriminuara!
Partia e Lutës dhe partitë tjera të inkriminuara opozitare, nuk e kanë hallin te ushtria, sepse Ushtria i ka organet e veta përkatëse, të krijuara me obligim të kujdesen, enkas për te, në çdo kohë, deri te Ministri i Mbrojtjes, që nuk po goditet nga askush, por po i godet me fakte, shpifësit e partive të inkriminuara, të cilat i ka kap frika, se do ti humbin përsëri edhe zgjedhjet e reja.
Dhe duke ditur mirë faktin se tanimë është formuar edhe Zyra për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, ato përveçse mund të detyrohen ta kthejnë pasurinë e grumbulluar kundërligjshëm, e të përgjigjen edhe para drejtësisë, të gjithë të pandehurit, përfshi ata nga këto parti, me aktakuza të vërtetuara, duhet të shkojnë edhe në burg, për veprat e tyre të dënueshme.
Kështu që parë në kontestin real, kërcënimet e partive të dështuara opozitare, që nga Lutfi Haziri e deri te Ramush Haradinaj, janë vetëm shprehje e pasigurisë së thellë, që në fakt ata ndjejnë për të ardhmen e tyre politike dhe fatin e frikshëm që i pret partitë e inkriminuara dhe ata si kryetar e nënkryetar partish të dezintegruara, në zgjedhjet e reja, nga pozicioni më tepër se i dobët, i tyre në garën paraelektorale.
Ndërsa sa i takon veprimit të pamatur të komandantit të FSK-së, unë besoj se në FSK, ka shumë oficer tjerë më të zot e më të mirë-përgatitur profesionalisht, fizikisht dhe psikikisht, që mund ta drejtojnë dhe udhëheqin e avancojnë Ushtrinë e re të Kosovës shumë më mirë, e më me sukses se Bashkim Jashari i cili edhe ashtu, është favorizuar në përzgjedhje, për shkak të aktit sublim heroik, të pjesëtarëve të flijuar të familjes Jashari, ndaj besojë se ai, urgjentisht duhet të merret në pyetje për involvimin e Ushtrisë, në lojërat ditore politike, vetëm pak kohë para zgjedhjeve të reja, njëjtë siç ndodhi me keqpërdorimin e grupit të disa Policëve të manipulueshëm, pak ditë, pas agresionit të terroristëve serb, ende pa u ftohur tytat e armëve në Banjë të Zveçanit!