Pushteti i madh i Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit, në Qeverinë Kurti, është konfirmuar edhe në mesazhet që dje janë publikuar nga gazeta Nacionale. Në mesazhet e publikuara dje, shihet ndikimi i saj i madh të ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe të ministrat.
Por, pse Dejona Mihali është aq e fuqishme? Kush ia ka dhënë këtë pushtet Mihalit, e cila nuk ka asnjë pozitë formale shtetërore?
Njohësit e rrethanave politike dhe ish-drejtuesit e VV-së kanë treguar se Mihali pushtetin aktual e ka fal një njeriu.
Ish-kryetari VV-së, Visar Ymeri, ka bërë me dije se me këtë pushtet Mihalin e ka veshur kryeministrin Albin Kurti.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se pozita që ajo ka në parti nuk është asgjë.
Sipas tij, më herët koordinatorët e komiteteve nuk kanë pasur fare ndikim.
“Na këtu po e diskutojmë pushtetin që e paska Dejona, në këtë rast për mbi z. Krasniqin, për mbi të tjerët e kështu me radhë, si diçka e natyrshme. Nuk është e natyrshme. Sepse pushteti formal Dejona Mihali nuk ka në shtet, nuk është ministre, as kryeministre dhe as nuk punon në Zyre me Kryeministrin. Ndërsa pushteti që ka brena organizatës së në VV, sipas statuti të VV-së, nuk është pushteti më i naltë”, ka thënë ai.
Ymeri ka treguar se sipas statutit të VV pushtetit më të madh në organizatë e ka sekretari organizativ.
“z. Alim Rama, si sekretari organizativ është personi i dytë më i pushtetshmen VV, sipas statutit, pas kryetarit në VV”, ka shprehur ai.
“Z. Alim Rama nuk po i thërret këtë, po i thërret Dojona Mihali. Pse Dejon Mihali? Tash e merr pushtet Dejona MIhali, veç pse është koordinatore e komiteteve a? Jo. Ne kemi pasur koordinator të komiteteve që nuk kanë pasur pushtet fare”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, ministrat i raporotjnë Dejona Mihalit, sepse kështu ju ka thënë kryeministri Kurti.
“Pse e ka Dejona këtë pushtet? Dhe arsyeje pse z. Krasniqi, e Artanja, e tjetri e tjetri, mbase edhe deri të z. Maqeodnci, i përgjigjen Dejona Muhalit është për shkak se ju ka thënë se një person se kësaj duhet me iu përgjigj. A ka nevojë me ia përmend emrin atij personi? Është zotëri Albin Kurti. Pushtet i Dejona Mihalit vjen nga mveshja me pushet që ia ka dhënë Albin Kurti kësaj. Prandaj, ajo e thirr KEK-un, prandaj ajo e thirr ministrin, prandaj ajo e lidh ministri me KEK-un. Dmth, dërgomi përgjigjet se i duhen Artanës. Qikjo është struktura qysh është maru në VV, që unë po e shoh që funksionin në prapaskenë tash në qeveri”, ka thënë Ymeri.
Fuqinë e zyrtares së VV-së e ka komentuar edhe sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka bërë me dije se Mihali është veshur me pushtet nga lideri suprem.
“Pashë besën, mos u merrni me Dejona Mihajlin. Ajo nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevance elektorale. Nuk ka as rol historik. Asnjë lloj roli apo relevance nuk e ka, përveç funksionit që ia ndanë regjisori i cirkut. Nagipi nuk kish me folë kurrë me të, sikur ajo mos të ishte e veshur me pushtet nga lideri suprem. Nuk vendosë Dejona kur ndalet rryma. Lideri i VV vendosë. Dejona është thjeshtë altoparlanti”, ka shkruar Çitaku në profilin e tij në “Facebook”.
Në mesazhet e publikuara ditën e djeshme nga gazeta Nacionale, shihen komunikimet mes Dejona Mihalit e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Këtë të fundit, Mihali e tregon se kur duhet të takohen. Madje, ajo i thotë se Krasniqi në takim duhet të vije me kapelë.