Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj të hëne teksa ishte duke folur në Samitin e Procesit të Berlinit, bëri të ditur se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova do ta lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Herecegovinës.
Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu bëri të ditur se ishte ai që e kishte dhënë si ide.
“Veprim që ia kam sugjeru kryeministrit Kurti moti me i heq njëanshëm vizat, ende pa qenë samiti. E kam sugjeru shkaku që me Bosnjen nuk mund të shtyhet në reciprocitet”, deklaroi Spahiu.