Ivica Daçiq, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë dhe Ministër e Punëve të Brendshme, ka dalë edhe një herë para mikrofonit dhe ka kënduar para presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e Daçiqit duke kënduar këngën “Osman aga” në një drekë në Pallatin e Serbisë, të mbajtur për nder të presidentit turk.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiq shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq. Tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq, shkruan Nova.rs, shihet vetëm shkurt në pamje.