Big Brother VIP Kosova 3 do të fillojë brenda pak ditësh, gjegjësisht më 18 tetor.
Ky spektakël edhe sivjet do të udhëhiqet nga Alaudin Hamiti në krah me Jonida Vokshin.
Hamiti i ftuar së fundmi në emisionin “SOL” ka zbuluar disa detaje rreth këtij reality shou.
I njëjti bëri të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati fillimisht do të hyjnë 17 banorë.
Ai shton se që nga nata e parë do të ketë përdredhje, andaj duhet te prisni gjithçka.
“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë.
Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Qysh natën e parë do të ketë përdredhje.
Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”.
Në stolin e opinionistit do të jetë Milaim Zeka së bashku me Einxhel Shkirën, edhe pse kjo e fundit nuk u konfirmua akoma.
Shiko videon: