Kryeministri serb, Vuçeviq ditë më parë deklaroi se “kam frikë nga një provokim i ri në Kosovë të hënën, në kohën e Samitit të Procesit të Berlinit”. Por, pikërishtë të hënën një provokim erdhi nga ana e Serbisë në kufirin e Merdarës. A ishte deklarata e kyreminisitrit serb një paralajmërimi për provokimin e sotëm në Merdarë që shërbimi sekret serb e ka përgatitur me qellim që ta fajësoi Kosovën?
Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq javën që shkoi kishte paralajmëruar provokime të reja të Kosovës ndaj serbëve.
Por, Policia e Kosovës pak më parë njoftoi për një provokim nga pala serbe në Merdare.
Sipas njoftimit, katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.
Sipas njoftimit, me një veturë të tipit “Land-Rover”, ata kanë shkelur vijën kufitare “që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në”.
Vuçeviq: Kam frikë nga një provokim i ri në Kosovë të hënën, në kohën e Samitit të Procesit të Berlinit
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë se ka frikë për provokime të reja në Kosovë ndaj serbëve të hënën ndërkohë që në Gjermani organizohet Samiti i procesit të Berlinit.
“Kam frikë se të hënën do të shikoni provokime të reja në Prishtinë pasi ne njerëzit që jemi veteranë të tilla formateve dhe ngjarjeve tregohet se çdo herë kur mbahet takim në nivelin plenar, diçka e keqe ndodh për ne në Kosovë e Metohi nga ana e Prishtinës. Shpresoj se nuk do të ketë diçka të tillë, por kam ankth se Albin Kurti do bëjë diçka atë mëngjes” ka thënë Vuçeviq.