Nderim Neziri: Këngëtarët po shpërlajnë para, apo si është puna?
Ne “The Elite Way” në “ATV”, në edicionin e fundit është rrahur tema e prodhimtarisë muzikore në vend.
Këngëtarja Ronela Hajati ka treguar ndër të tjerash se sot duhet qenë gjatë gjithë kohës prezente me këngë e videoklipe, për të mbetur në treg.
E, opinionisti i programit, Nderim Neziri, ka shprehur habi në lidhje me gjithë investimin që këngëtarët bëjnë në prodhimin e videoklipeve, duke pas parasysh kostot e larta që kanë, shkruan “Kosovarja”.
Neziri, ka thënë se është e pamundur që në këtë treg të vogël, tu dalë hesapi që kqngëtarët të investojnë kaq shumë në videoklipe të kushtueshme.