Haliti publikon fotografi me Thaçin e Veselin: Nostalgji për të kaluarën

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Haliti përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook është shprehur nostalgjik për të kaluarën.

“Me Hashimin e Kadriun krah për krah …Nostalgji për të kaluarën”, shkroi Haliti.

Ndryshe, Thaçi dhe Veseli janë duke u gjykuar në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.