Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në rubrikën “Pa Filtra” në E Diell.
Briselda nga Mallakastra erdhi e prekur në studio.
Dy javë më parë ajo u celebrua me një djalë më të vogël në moshë se ajo, e pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentuese e kanë paragjykuar, madje dhe disa e kanë mallkuar në mënyra të ndryshme.
“Kishte shume njerez te afert qe nuk na erdhen, une u kam shkuar dhe i kam respektuar i vetmi shkak ishte se thoshin se e more burrin shume me te vogel se veten“- tha nusja.
Ajo shtoi se nuk ka asnje problem me bashkeshortin e saj por opinioni i te afermve eshte ai qe po e rendon.
Ajo mori ne telefon live bashkeshortin duke i thene “kam ardhur ne televizion per tu ndare nga ty, por une te dua shume dhe te kam xhan“.
Opinionistët e “Pa Filtra” e këshilluan të mos ndahet, madje dhe zonjat në publik ishin kundër ndarjes.
A ja doli “Pa Filtra” të mos prish këtë martesë?