Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar Komandantin e FSK-së dhe Ministrin e Mbrojtjes.
Ai ia ka bërë me dije se shefes se shtetit se Bashkim Jashari dhe Ejup Maqedonci nuk janë magjetore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se Osmani po merret me çështje periferike.
“Oooj Komandante Supreme, Ministri dhe Komandanti i FSK-së nuk janë magjetore, ooo lum na per ty! Meru me ata që ua ndajnë hisen në çdo tender, aty flenë lepuri e jo te Ministri e Komandanti! Pata mendue që ti bile qëllon drejt e n’pikë, e jo so si Dardan Gashi që pat thanë Glauku..”, ka shkruar Pacolli.