Prej javesh tashmë flitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit.
Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashur për publikun, por nga fillimi i shtatorit nisi te flitej për një krizë mes tyre.
Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç.
Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografi të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Por u tha shpejt se djali në fjalë është një i afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri.
Nga ana tjetër, miqtë e Romeo Veshaj zbulojnë për “Vox News” se historia me Heidin ka përfunduar, dhe tashmë aktori është duke njohur një tjetër vajzë.
Megjithatë nuk kanë dhënë më shumë detaje për vajzën në fjalë, nëse është personazh publik apo jo.
Kujtojmë se Heidi Baçi është rikthyer në Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, këtë herë si prezantuese e “Goca & Gra”, ndërsa Romeo Veshaj ka përfunduar projektin “Tenxherja Kapakun” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe transmetohet çdo të shtunë në “Top Channel”.