Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se Vetëvendosje po tenton që t’i bindë qytetarët se çfarëdo që zbulohet tani e tutje, është shpifje.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo e ka quajtur këtë “strategji të dobët”.
“Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje.
Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje.” – ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Çfarë strategjie e dobët!
VV po tenton t’i bindë qytetarët që çkaaaado që zbulohet për ta tani e tutje, qenka shpifje.
Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje.
Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje.
E vetmja gjë e shpifur në këtë mes është bindja e tyre që qytetari është “tabullarasë”.