Një debat i fortë ka ndodhur në studion e emisionit “Opinion”, mes gazetarit Berat Buzhala dhe aktivistes Edlira Durmishaj, për faktin nëse gratë dhe vajzat në Shqipëri duhet të mbulohen me shami.
“Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar”, u shpreh Buzhala, duke provokuar reagimin e aktivistes, e cila i tha në sy se ai ishte “islamofob obsesiv”.
Gjatë debatit, gazetari këmbënguli dhe më fort në qëndrimin e tij, duke pohuar se burka në Shqipëri duhet të ndalohet me ligj.
Edlira Durmishaj: Unë e kuptoj përderisa ju keni problematika personale… unë mbaj mend që në hapësirën publike me ju jam njohur tek ai shkrimi i çadrave në Prizren dhe titujt kanë qenë goxha të ashpër dhe replikat…
Berat Buzhala: Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar.
Edlira Durmishaj: Ju jeni një islamofob obsesiv. Atëherë.
Blendi Fevziu: Edhe tani njësoj është nuk ka ndryshuar.
Berat Buzhala: As atëherë as tani. I mbroj ato qëndrime që duhet të ndalohet me ligj burka.
Edlira Durmishaj: Mendoj që duhet parë ndoshta edhe politikisht, ka ardhur koha, që të pranoni që jemi këtu mor njeri. Jemi këtu.
Berta Buzhala: Unë e di që jeni këtu.
Edlira Durmishaj: Jemi, jo vetëm frymojmë. Por jemi dhe jemi faktor. Dhe kjo prapë është politike.