Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë.
Përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës.
Kjo protestë thuhet se do të mbahet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës.
Tutje theksoi se “kjo protestë nuk ka karakter politik, por qytetar”.