Gazetari Baton Haxhiu pretendon se e ka dëgjuar një përgjim mes Milan Radojçiqit dhe një deputeti të Kuvendit të Kosovës, për të cilin supozon se është Armend Muja.
Haxhiu ka shokuar me këtë deklaratë në emisionin ‘Pressing’ teksa thotë se Radojçiq fliste shqip, ndërsa deputeti i supozuar sipas tij, fliste serbisht.
Ai tha se ai audio-incizim nuk është publikuar, pasi nuk kishte video, dhe shton se nuk beson në audio-incizime që nuk kanë video.
“Para 6 muajve, ne e kemi pas, dhe vendimi i redaksise ka qenë që asnjë audio nëse nuk ka video nuk mundet.
Nuk e di cila ka qenë e vërteta e asaj. Nuk du ta them, se unë në princip nuk iu besoj audioincizimeve. Atë që e kam parë, njëri folke shqip e tjetri në serbisht, e ky me rezultonte që është personi në fjalë. Shqip folke Radojçiqi.
Qaj transkript dhe ai audioincizim kam refuzu, për arsye se faktet e audios janë fakte të pamjaftueshme në gazetari. E kam mohuar që të jem pjesë e një shkrimi gazetaresk. E kemi refuzu atëherë që zëri ishte i deputetit shqiptar dhe Radojciq që fliste shqip”, tha Haxhiu.