Ka vazhduar debat i ashpër mes Halil Matoshit e Nexhmedin Spahiut në studion e emisionit “Politiko”.
Kësaj radhe Matoshi e Spahiu debatuan lidhur me Asociacionin e komunave serbe.
Pjesë nga debati:
“Unë kam mos pajtim me Halil Matoshin”, tha Spahiu.
“Po ky është mjeshtër i paragjykimeve”, ia ktheu Matoshi
“Po dihet cili është qëndrimi yt në publik”, tha tutje Spahiu
“E pavërtetë, unë e kam majtë qëndrimin që qeveria ka me heq masën e sigurisë në kufi”, ka thënë Matoshi.
“P.sh për anëtarësim në KE nuk e ka dhënë Asociacioni”, deklaroi Spahiu.
“Jo s’ja ka lyp Asociacionin, po mashtron, por me e dergu draftin në Gjykatën Kushtetuese edhe jo në Gjykatë të Serbisë, por të Kosovës”, ka thënë Matoshi.
“Po mirë de mirë, nuk e ka dhënë, unë mendoj që ka bërë mirë, Halil Matoshi mendon që ka bërë keq. Ai don që Asociacionin me shit për njlhje në heshtje, siç është e paraparë me Planin gjerman”, ka thënë Spahiu.
“Le more planin franko-gjerman se t’i ki marrëveshje me Serbinë, pse s’po i thu marrëveshja me Serbinë, a po të dhem goja a”, tha tutje Matoshi.