Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë momentin kur një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh, duke “ia shkatërruar” gjithë mundin e saj.
Isabel Maidens, e cila kishte kaluar gjithë ditën duke rregulluar produktet e pjekura në furrën e saj, po përpiqej të lëvizte një karrocë të ngarkuar me ushqime kur ndodhi “aksidenti”, përcjell Telegrafi.
Ndërsa deshi të lëvizte karrocën, një nga këpucët e saj u mbërthye nën të, gjë që bëri që e gjithë karroca të lëkundet dhe të rrëzohen tabaka me ëmbëlsira.