Emri i saj ishte një ndër më të përfolurit për në Big Brother VIP Kosova, por Alba Pollozhani nuk do të jetë pjesmarrëse.
Ajo tha se BBV Kosova nuk është pjesë e synimeve të saj, ndërsa sa i përket Big Brother VIP Albania ajo u përgjigj duke qeshur se ende nuk e di.
“Si eksperiencë për ta provuar besoj se sytë e mi kanë thënë shumë në atë drejtim. Jam person që nuk më dridhet qerpiku për asnjë gjë. Jam e gatshme për çdo lloj risku për të arritur qëllimet e mia dhe nuk mund të më pengojë asnjë gjë”, tha Alba.