Liridon Krasniqi është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë një karrierë interesante, por në vitet e fundit ishte bërë hit në Malajzi.
Ai së fundmi ishte në një event ku u takua me boksierin me famë botërore Anthony Joshua.
Në një bisedë miqësore mes sportistësh, Krasniqi flet me Joshuan, duke i treguar për karrierën e tij dhe prej ardhjen.
“Luaj në Majazi”, i tregon fillimisht Krasniqi boksierit të njohur për karrierën e tij në futboll. Por kjo zgjon kureshtjen e Joshuas i cili e pyet se pse luan në Malajzi.
“Luaj futboll atje prej nëntë vitesh, jam 32 vjeçar dhe do të luaj edhe tre apo katër vite të tjera”, i tregon Krasniqi.
Tutje Joshua e pyet edhe prej nga vjen, ku Krasniqi i tregon se është shqiptar, por i lindur dhe rritur në Gjermani.
“Jam shqiptar, por jam rritur në Gjermani”, tregon futbollisti.
Biseda ishte aq e këndshme, sa që Joshua në fund i thotë Krasniqi se është shumë gazmor.