Halil Geci, përkrahës i VV-së, i reagon Kurtit për shkrimin për “Sandokanin”: Mendova se e ka shkruar Hashim Broja

Halil Geci, njëri prej vëllezërve Geci, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit e ka përkujtuar sot 26 vjetorin e vrasjes së Abedin Rexhës i njohur si Sandokani.

Halil Geci në reagimin e tij i ka thënë Kurtit se e kanë keqinformuar.

“Me këtë dua të themë kryeministër se të kanë keqinformuar, ose e ke synim për t’ia vërtetuar polarit nga Broja komunikatën 59 dhe si pasojë e kësaj komunikate të rreme, pa asnjë argument përndryshe, janë plagosur dy vëllezër dhe janë vrarë dy shokë”, ka shkruar Geci.

Reagimi i plotë

NJË REAGIM I VOGËL SA NJË GOGËL PËR KRYEMINISTRIN E KOSOVËS- ALBIN KURTIN

Kryeministri sot në shkrimin e tij, Rezistenca e armatosur përballë forcave serbe, ngjarje që u zhvillua 26 vite më pare, e përkujton daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,në Llaushën time të shtrenjtë dhe e përshkruan këtë ngjarje me një fjalor, të folur tipik të drenicakëve.

Sidoqoftë, kjo ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës,ngjarje kjo që mbeti e gjallë në historinë e Kosovës si ngjarje e shkruar me shkronja të arta, të gravuara deri në përjetësi.

Por në një pikë nuk pajtohem me Kryeministrin kur thotë se: “Abedin Rexha – Sandokani u vra 26 vite ma parë në pyjet e Kllodernicës së Skënderajt, më 8 tetor 1998”.

Kryeministër! Abedin Rexha nuk është vrarë në pyje, por i ka ardhur vdekja nga natyra në pikë të ditës, mu në mes të rrugës. Vetë Zoti ia ka marruë shpirtin pa më pyetur mua as ty fare.

Me këtë dua të themë kryeministër se të kanë keqinformuar, ose e ke synim për t’ia vërtetuar polarit nga Broja komunikatën 59 dhe si pasojë e kësaj komunikate të rreme, pa asnjë argument përndryshe, janë plagosur dy vëllezër dhe janë vrarë dy shokë.

Komunikatën e ka shkruar Hashim polari me dorën e vet dhe askush tjetër.Këtë e kam me fakte pra!

Këtë komunikatë e vërteton deputeti i yt i Hagës, Rexhep Selimi ku thotë se:” Me dorën e vet e ka shkruar Hashim Thaqi!”

Për këte realitet e falënderoj Rexhep Selimin dhe i uroj dalje të shpejtë nga ai vend, gjë që ai s’e meriton.

Prandaj Kryeministër për informata të rrejshme duhet të kesh kujdes mendoj unë. Kur e lexova shkrimin tuaj, kujtova se e ka shkruar Hashim Broja. Nuk ma mori mendja se je aq i dobët në shprehje,dhe ende nuk po besoj se ato thënie me atë gjuhë të shkruar, sikur i përkasin një filloristi e jo Ty.

Punën e mirë që e ke kryer deri më sot, edhe pse nuk i takoj partisë sate, do ta lavdëroj dhe do ta përkrah,e sidomos me Veriun, kurse informatat e rreme nuk besoj që të bëjnë nder dhe që të lartësojnë, përkundrazi të dëmtojnë kur merresh me informata të gabuara.

Kryeministër! Abedini ka qenë i shtyer nga Hashimi dhe rrethi i tij që kurdo që t’i takojnë Gecët,( shtatë vëllezërit), t’i gjuajn me zollë, ngase këta janë tradhtarë dhe përkrahës të Ibrahim Rugovës.

Po atë ditë takohen në Kllodernicë vëllai ynë Ganiu dhe Abedini, bëjnë bisedë miqësore dhe e pyet Ganiu Abedini:”Abedin, a është e vërtetë se po u thua ushtarëve kur t’i takoni Gecët, gjuani dhe vrisni?”

Ai i nervozuar nga pyetja e Ganiut, tenton ta nxjerrë revolen, por ndërmjetësojnë të tjerët dhe i ndajnë.

Në ndarje Abedini iu thotë shokëve të Ganiut: “Mos ecni me ta se po ju betohem se do ta vrasë!”

Pas një kohe të shkurtër Abedini i zë në pritë dhe e gjuan makinën xhip të vëllait tonë, ku në te ishin pesë veta, por i shpëton fati, pasi që në mesin e tyre gjendej edhe Avni Haxha i Açarevës,të një fshati dhe i pandashëm me Sylejman Selimin.

Kryeministër! Abedini ia zë pritën vëllait tonë Ganiut dhe gjuan me kallash i pari në mes të rrugës dhe në pikë të ditës, e gjuan xhipin e vëllait tonë Ganiut dhe si pasojë blozhdon xhipin me të shtëna.

Në kundërpërgjigjje të zjarrit, gjuan edhe Ganiu, po në të njëjtin drejtim.E vërtetë që deri vonë kemi menduar se Abedini u vra nga plumbi.

Më vonë, me insistimin e Hashimit dhe shtabit vrastar të ti,janë munduar që Ganiun ta akuzojnë për vrasjen e Sandokanit.Kur Prokuroria ka nisur hetimet dhe gjyqi i Eulexsit e kanë nxjerrë nga varri Abedinin, e kanë bërë ekspertizën shkencore dhe është vërtetuar se Abedini ka vdekur nga infarkti,me një fjalë nga tuta(frika).

Ekspertiza mjekësoro- ligjore të ekspertëve ndërkombëtarë, neve si familje na e ka lehtësuar barrën dhe jemi gëzuar që Abedini nuk është vrarë nga dora e vëllait tonë.

Mbase ti Kryeministër je ekspert ligjor dhe unë nuk e di, mund të ndodhë edhe kjo, por nëse nuk je, mos fol me informata të rrejshme se del i tëri i zhytur në ligësi. Prandaj të lus që ta dëgjosh këtë video.

Kuptoje kryeminister se Abedini ka vdekur prej tute,ngase një dhelpër nuk ka qenë fort lehtë me i dalë ariut përballë, por i shtyrë nga grupet marksiste -leniniste, u mundua ta mbyllë bythën e t’ua kryejë amanetin Hashimit dhe LPK-ucave, por i është shqyer bitha.

Dhe do t’u shqyhet të gjithë atyre që tentojnë të na vrasin,të na ulin, të na nënçmojnë, të na etiketojnë se ne jemi të qëndisur fund e krye me vlera kombëtare që nga të parët tanë.