Analisti Dibran Hoxha tha se flitet që dëmi mbi keqpërdorimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, shkon deri 90 milionë euro.
Kështu deklaroi Hoxha duke shpresuar që kryesit e veprës penale ta marrin dënimin e merituar.
“Po flitet që dëmi shkon 90 milionë në dëmtim të buxhetit të shtetit. A i kanë marrë këta paratë a nuk i kanë marrë nuk më intereson, mua më intereson bilanci se sa është dëmtuar buxheti i shtetit, në çfarë mënyre e përcaktojnë veprat penale dhe nëse del që është e vërtetë e marrin dënimin e merituar, shpresoj”, tha Hoxha.