Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.
Rasti ka ndodhur të dielën në Zveçan.
Portali “Sinjali” ka mësuar se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.
Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zveçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ndër të tjera ka thënë “Jua q* Policinë e nanës, shtetin e nanës une juve, jua q* Albin Kurtin”.
Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.