Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka treguar ngjarjen e sikletshme që i ndodhi gjatë spektaklit ‘Portokalli’.
“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkroi Fjoralba në ‘instastory’, aty zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit.
Moderatorja u pa e sikletosur, duke mbajtur me dorë fustanin që mos të hapej më shumë.
U duk se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.
Gjatë atij incidenti, Fjoralba tha: Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.
E kështu Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, duke shkaktuar edhe të qeshura te publiku.
Shiko foton: