FC Baseli thyen krizës e rezultateve duke e mposhtur me rezultat 1:0 Young Boysin, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
“Adrian Barishiq e shndërroi në gol krosimin e Xherdan Shaqirit nga gjuajtja e lirë (52′)”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Xherdan Shaqiri ia bëri të qartë të gjithëve duke deklaruar: “Mendoj se njerëzit i dijnë cilësitë e mia.
Mendoj se kam treguar gjithmonë se kam standarde të mira.
Më vjen mirë që më në fund shënuam sërish sot nga një pozicion krosimi.
Ne e dinim që Young Boys nuk erdhi këtu me vetëbesimin më të mirë.
Sigurisht që ne donim të përfitonim nga kjo.
Sigurisht, kartoni i kuq ndihmoi por në fund nuk ka rëndësi. Morëm tre pikë, që është gjëja më e rëndësishme.
Shaqirin më të mirë nuk e keni parë ende. Kam ende vend për t’u përmirësuar, dua të kontribuoj edhe më shumë për ekipin. Por ndeshje pas ndeshje ne e kuptojmë njëri – tjetrin më mirë, kjo të bën që të duash më shumë”.
Shaqiri është paraqitur 72 minuta në fitoren e madhe.