Në emisionion “Vila24” specialisti YllI Merja ka dhënë sugjerimet e tij për shqetësimin që krijon mpirja e duarve tek disa persona.
Ai thotë se kjo mpirje e njohur ndryshe si sëmundja e Kanalit të Karpalit, lidhet me nervat cervikale, reumatizmën dhe kolesterolin. Ai rendit si shkak rritjen e acidit urik në gjak.
Merja sheh me vend masazhin e relaksit, lyerjen me raki rrushi të ngrohur, spec djegës dhe piper të zi.
Në këtë rast Merja vlerëson trajtimin me çajin për reumatizëm, shkrirje kolesteroli e masazh me kremëra me bazë bimore.
Sa i përket dallimit nga sëmundje të tjera, specialisti sqaron se nëse dhimbjet janë vetëm në pëllëmbë të dorës, atëherë kemi të bëjmë me sëmundjen e Kanalit të Karpalit dhe se mosha më e ndjeshme është 35-55 vjeç, ku gratë janë më të ekspozuara.