Komentuesja i thotë Adelinës “Je bë si plakë”, ja si ia kthen këngëtarja
Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka arritur të jetë ndër emrat më të pëlqyer në skenën muzikore duke u dalluar për secilën paraqitje të saj.
Ajo arriti të behët e përfolur që nga ish-lidhja me miliarderin Sejoza Markov më të cilin ka një djalë të quajtur Jon.
Adelina është duke shijuar jetë luksoze që ndanë imazhe të ndryshme nga vendet përrallore që i viziton dhe duket më e lumtur se kurrë.
Tash e ca ditë është duke shijuar pushime në Zvicër, vend ky tejet atraktiv e që më shumë po e zbukurojnë çifti me paraqitjet e tyre.
Adelina së fundmi ndau një imazh, ku mori komente nga më të ndryshmet e që shumica ishin kritika për paraqitjen e saj.
Më shumë u veçua komenti i një vajze: “Se di pse je prish je ba si plakë, me nje femij ce ke ber dhe u bere plakë pse kshu mi goc”.
Adelina i’u përgjigj: “zemer pse ke kaq mllef ti ?
Po ste pelqeva ty dhe te dukem plak athua pse me ndjek?? Po dhe pleqeria nuk esht gje e keqe , une nuk i frigohem perkundrazi.
Siduket paske shume komplekse dhe jeton me jeten e te tjereve, te juptoj plotesisht zemer po meru me veten pak dhe mundohu te jesh e luntur mos u mer me mua e dashur se une jeten e kam ne tereze kte ta them si keshill .
Tjeter her shkruaj me profilin tat ta shofim suratin ty sa e bukur je mos shkruaj me profile fallco :), P.S. po je kjo ne foto shko hiqi nje 20kg zemer dhe pasraj flasim , tani e kuptova mllefin tend dhe te kuptoj plotesisht 🙂 e ke nga komplesi zemer me vjen keq kjo semundje eshte e pasherueshme.” shtoi këngëtarja.
Shiko Fotot: