Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar në “Goca & Gra” në Top Channel,
ku foli për projektin e ri që nis së shpejti, por edhe për dashurinë dhe raportin me mamanë e Donaldit.
“Unë nuk e quaj mamanë e partnerit “vjehërr” sepse më duket sikur e shaj. Kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë, ulemi dhe flasim për orë të tëra, mbi të gjitha jemi të dyja nga Kuçi i Vlorës. Mbase origjina ndikon në këtë pjesë,” u shpeh ajo.
Por, përtej raportit me mamanë e Donaldit, Bora foli më shumë edhe për formatin e ri që do të moderojë në Top Channel dhe që quhet “Piramida”. Ajo zbuloi për herë të parë datën e nisjes, më 15 tetor, por edhe të tjera detaje rreth këtij emisioni që i është besuar për herë të parë asaj.
“Është një format që ka në qendër familjen, por mbi të gjitha, në të fitohen shumë para. Përmes sfidave të ndryshme, familjet vendosen në garë dhe mund të them se përtej çmimit të madh, në një puntatë të vetme mund të fitohen deri në 30 mijë euro,” tha ajo.