Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të Edon Zhegrovës me fanellën e Lille-it kundër Real Madridit.
Ajo ka thënë se Zhegrova me këtë paraqitje s’e ka bërë krenar Kosovën, vetëm veten dhe ekipin e tij, shkruan Insajderi.
“Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave. Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.
“Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor. 37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.