Në rrugën Mitrovicë-Zveçan hiqet tabelat serbisht dhe vendosen ato të Republikës së Kosovës

Në rrugën Mitrovicë – Zveçan janë hequr tabelat me mbishkrimin e mëparshëm cirilik “Mirë se erdhe në komunën e Zveçanit”.

Në tabelat e reja mesazhi është “Rrugë e mbarë”, i shkruar fillimisht në gjuhën shqipe dhe me një font dukshëm më të madh në krahasim me mesazhet në serbisht dhe anglisht, të cilat janë shkruar më poshtë.