Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe nuk po do dialog.
Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Sipas tij, dialog nuk ka sepse këtë nuk e deshi pala kosovare.
“Unë besoj se mundësitë do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit përfitojnë të gjithë. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate”, theksoi Vuçiqi.
I pyetur nëse i ka dhënë dorën kryeministrit Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk është përshëndetur me të.