Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë dhe emocional në intervistën e saj te emisioni “Rudina” në televizionin Klan, ku ka folur për rëndësinë e familjes dhe trashëgimisë së emrave në familjen e saj.
Gjatë intervistës, Blerina tregoi se emrat e dy nipave të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ariani dhe Leka, janë zgjedhur me një domethënie të thellë.
Ajo theksoi se këto emra janë lënë amanet nga vetë Rugova, i cili besonte se Aleksandri i Madh (Leka) ishte shqiptar dhe dëshironte që nipat e tij të mbanin emrat Arian dhe Lekë.
“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte se Leka (Aleksandri i Madh) është shqiptar dhe na la amanet që nipat e tij të quheshin Arian dhe Lekë. Kur lindi Ariani, unë thashë thjesht ‘Ky ka lindur me emër’, sepse Mendimi kishte një listë me emra, por unë e dija që ai emër ishte i zgjedhur që më parë”, u shpreh Blerina emocionuar.
Gjithashtu, ajo tregoi se emri i vajzës së motrës së saj, Ana Sofia, gjithashtu ka një kuptim të veçantë. Ana është shkurtesë e emrit Fana, që ishte gruaja e Ibrahim Rugovës, ndërsa Sofi është emri i nënës së tij, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka familja dhe trashëgimia në jetën e saj dhe të afërmve.