Zyrtarja e LDK-së, Linda Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publik.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria Kurti ka bërë aq shumë para sa ka harrur që populli e pret datën për të marrë pagën.
“Aq shume kan bo pasuri kjo Qeveri, kan harru qe populli e pret daten me mar rroge e me perfundu obligime per mbijetese se jo per jetese.. Po nejse ku e dijne kta se cka i duhet popullit, kan pune ma te meqme per vete! Shihemi me 9 Shkurt ☺️ Nashta kena rroga qateher a ?”, ka shkruar ajo.