Jo vetëm bizneset, por sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, edhe familjet kosovare janë pasuruar me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosjem transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Murati, duke përmendur një raport të Bankës Qendrore të Kosovës, flet për rritje të depozitave të ekonomive familjare në banka, që thotë se u përshpejtua gjatë Qeverisë Kurti.