Debati i kësaj të hëne në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, vazhdon të përcjellet me reagime të ashpëra mes panelistëve, raporton Gazeta10.
Kjo pasi komentatori, Krenar Shala ndërhyri gjatë fjalës së Matoshit derisa ai po fliste për gjendjen aktuale politike në vend.
“ E ka fitu lojën për kundërshtarin tonë, ka dhënë autogola kryeministri jonë, asnjë njohje, asnjë investim i huaj kapital, i ka hup miqtë dhe çka tash, ke policë në veri”, deklaroi Matoshi.
“Asnjë ide se ki, se e ki kryet bosh dhe tash kthehet në pikën zero atje”, ishte deklarata e Matoshit e cila shkaktoi reagimin me të qeshura të komentatorit Shala.
“A s’jemi tu fol për inate qitash a”, reagoi Shala duke e nxitur reagimin e ashpër të Matoshit.
“Prit pak, se nuk diskutohet këtu se ti nuk e di çka është analiza. Nuk te kisha shti as në oborr e lëre më në studio”, deklaroi Matoshi. /Gazeta10