Tendenca për shkarkimin e ministrave me aktakuzë ose të akuzuar për korrupsion ishte “mollë sherri” mes analistit Vehbi Kajtazi e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Deda filloi të tregonte se si kishte kërkuar shkarkimin e ministrave të cilët ishin akuzuar për veprat penale gjatë qeverisjeve të kaluara, derisa reagoi gazetari Kajtazi.
Sipas Kajtazit, në të kaluarën ka qenë tendencë që të kërkohej shkarkimi i ministrave të akuzuar, por që kjo frymë nuk është edhe sot.
“Nuk të kam dëgjuar duke kërkuar shkarkimin e ministrave të Kurtit sikurse për qeverisjet e kaluara. Përse po zen hapësirë publike kur nuk kërkoni shkarkimin e ministrave që kanë aktgjykim të formës së prerë. Rozeta Hajdari është e dënuar si dhe nën hetime për afera tjera, po ashtu Donika Gërvalla është duke u gjykuar. Përse nuk po flet. Në të kaluarën standard tjetër ndërsa tani nuk flet. Çka po ndodh me ty Ilir”, i reagoi Kajtazi ish-deputetit të LVV-së i cili mbeti i shtangur, e nën zë u përgjigj: “Nuk po ndodh asgjë”.