Skuadra e Besiktasit arriti fitore 3:0 ndaj Kayserisporit në Superligën e Turqisë.
Një episodë interesante ndodhi gjatë ndeshjes, ku protagonist ishte Milot Rashica.
Trajneri i skuadrës së Kayserisporit dërgoi një letër tek futbollistët e tij. Ylli i Kombëtares së Kosovës tentoi disa herë të lexonte atë që kishte shkruar legjenda, Burak Yilmaz.
Kujtojmë që Rashica në këtë ndeshje fitoi një penallti, bëri një asist dhe ishte më i miri i takimit.