Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova.
Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë.
Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si ai mes Koresë së Jugut e të Veriut
Më pas erdhi reagimi i gazetarit Gaxherri.
“Po duhet ta bëni dallimin në mes shtetit dhe kombit”, tha ai.
Pastaj, Nexhmedin Spahiu e ka fyerë atë duke i thënë “budalla e hajvan”.
Moderatorja e emisionit e ndëpreu direkt lidhjen e Spahiut duke ia ndalur fjalën.