Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.
Rashiq ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalojë vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në Facebook-un e tij postime problematike”, ka shtuar Rashiq.
Më 25 maj të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.