Serbia harron që ka pranuar marrëveshjen e normalizimit me Kosovën dhe vijon që ta shkelë me të dyja këmbët. Presidenti i atij shteti, Aleksandër Vuçiç, synon që të vijojë fushatën e tij të propagandës, për ta portretizuar qeverinë e Kosovës si një fuqi që kërkon luftë dhe se po bën spastrim etnik të serbëve në veri të Kosovës.
Madje gjatë një fjalimi që ai do të mbajë të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pritet që të përdorë fjalët paqe, por në fakt adresimin do ta mbushë me kërcënime.
“Njerëzit harrojnë se sipas Rezolutës 1244, Prishtina nuk ka të drejtë për asnjë forcë të armatosur. Flet për shfuqizimin e UÇK-së, dhe ata kanë krijuar ushtrinë e tyre”, njofton Vuçiç.
Vuçiç njoftoi se do të takohet edhe me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë, gjithashtu dhe me mbi 60 liderët e përfaqësues shtetesh për t’i folur për planin e tij me 7 pika kundër Kosovës, shkruan A2.
“Mos u shqetësoni, po i trajnojnë amerikanët, anglezët dhe turqit, kanë personel të mirë dhe të trajnuar, nuk është diçka që mund të kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, pretendon presidenti Vuçiç.