Ndërsa shënohet sot një vit nga masakra e Banjskës, ku një grup terroristësh serbë sulmoi policinë e Kosovës dhe la të vdekur rreshterin Afrim Bunajku, familjarët e tyre kanë mbërritur sot në vendin ku u krye sulmi dhe kanë ndezur qirinj.
Duket se familjarët e terroristëve serbë që hapën zjarr pas një sulmi të mirëmenduar dhe studiuar prej kohësh, kanë provokuar prezencën e tyre në Banjskë dhe nderimin e të vrarëve të tyre.
Ndërkohë ditën e sotme KFOR dhe EULEX ndodhen në patrullim në të gjithë zonën prej orëve të para të mëngjesit.