Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në Saskatchewan, Kanada në kërkim të mollëve vjollcë pasi imazhet e tyre u bënë virale në rrjete sociale. Por, ka vetëm një problem: Imazhet janë krijuar artificialisht.
“Duket e mahnitshme. Do të ishte shumë argëtuese. Por, për fat të keq, nuk është e vërtetë”, tha Rachelle Hofmeister, hortikulturiste në Dutch Growers në Regina.
Postimi origjinal i fotos, i publikuar në Instagram nga përdoruesi Unnaturalist AI, tregon disa mollë ngjyrë vjollce që shkëlqejnë. Megjithatë, postimi i Unnatirualist AI i përshkroi mollët si “me origjinë” nga provinca kanadeze e Saskatchewan, ku ato lulëzojnë në klimën e ftohtë.
“Ne kemi pasur shumë mollë që janë zhvilluar në Saskatchewan, por asnjëra prej tyre nuk është vjollcë”, Hoffmeister.
“Të gjitha kanë përbërje të bardhë dhe lëkurë të kuqe”, shtoi ajo.
Pavarësisht falsifikimit flagrant, postimi shpërtheu shpejt në rrjete sociale ndërsa shikuesit e mahnitur pyesnin veten se çfarë shije kishin mollët vjollcë dhe ku mund t’i blinin ato. Ndryshe, pavarësisht se po përhapen virtualisht, këto imazhe mund të kenë pasoja serioze në botën reale.