Ish deputeti i Kosovës, Gani Geci ka qenë i ftuar në emisionin N’pikë në televizionin DTV.
Ai ka folur për 1 vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.
Geci tutje tregon se Kosova nuk është sanksionu për shkak të Basnjkës, por për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve që i kemi pranuar vet.
Ai shton se një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Deçanit nuk është zbatuar, mandej marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.
Sipas tij, këto të dyja nuk zbatohen nga Kosova, pasi në marrëveshjen e Ohrit thuhet se Kosova fillon zbatimin e marrëveshjeve menjëherë.
Ish-deputeti shton se Banjska e ka ndryshuar Kosovën për të mirë të Albin Kurtit dhe Kosovës.
Geci thotë se Milain Radoiçiqi nuk ka qenë ushtarak por ai ka qenë një bandit në veri, teksa flet për ikjen e terroristëve serbë, ku shton se në video që shihen ata duke ikur janë rreth 4 km larg vendit të ngjarjes.
Geci më tej shprehet se Vuçiqi po merr votat atje me këtë që po ndodh në veri, ashtu siç po merr Kurti në Kosovë.
Ai tutje shprehet se Vuçiqi po punon për atë Vuçiqin që ka me ardhë në pushtet pas 50 vjetëve, kurse Albin Kurti po punon me bë Dimal Bashën deputet, e kjo sipas tij është shqetësuese.