Talenti kosovar i basketbollit, Andi Ahmeti, nuk ka pranuar ta përshëndes pas ndeshjes basketbollistin serb të skuadrës së Maroussit, Miroslav Raduljica.
Ahmeti e injoroi basketbollistin serb, për shkak se ai disa javë më parë kishte komentuar në një postim të klubit grek duke shkruar se “Kosova është Serbi”
Më poshtë video nga momenti.
Peja është mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup nga skuadra e Maroussit me rezultat 98:75 (34:20, 20:23, 20:15, 24:17).
Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten, sërish në Greqi, ku do të vendoset skuadra, që do të jetë pjesë e grupeve të kësaj gare për edicionin e ardhshëm.