Analisti Ilir Mirena është çuditur me “talentin” e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili te pasuritë e paluajtshme ka të deklaruar një banesë në vlerë 80 mijë euro me sipërfaqe 140.70 metra katrorë.
Bazuar në tendencat aktuale të pasurive të paluajtshme, kjo sugjeron që deputeti e siguroi patundshmërinë në rreth 50 për qind nën normën mesatare të tregut.