Maestro Armaldo Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.
Ai iu referua disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare. Ai shtoi më tej se Teatrin e Operës dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.
“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…
Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!
Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.
“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj gjithçkaje me çdo çmim deri në fund! ”, shton ai më tej.