Sinan Vllasaliu është përlotur pas letrës së një vajze të quajtur Vali e cila pas këngës së Sinanit nuk ka shitur shtëpinë e saj.
Vajza në fjalë ka treguar se ka gjetur veten te teksti i këngës “Shtëpija e babës”, histori kjo e para katër vitesh.
Ajo kishte treguar se me vdekjen e babait të saj, iu shemb çdo gjë dhe kishte vendosur ta shiste shtëpinë e babës.
“Nuk shitet shtëpia e babës”, është një pjesë e tekstit që vajza në fjalë nuk ka shitur shtëpinë e prindërve të saj, derisa falenderon Sinanin që nuk e mori atë vendim.