Analisti Imer Mushkolaj ka ngritur shqetësimin se si Dejona Mihali, anëtare e kryesisë së LVV-së, e cila nuk ka asnjë rol zyrtar as në qeveri, as në ndërmarrje publike, është shfaqur si dëshmitare në hetimet që po vazhdojnë për Nagip Krasniqin.
“Zonjës Mihale, është shumë interesant se si kjo zonjë e cila nuk ka kurrfar funksioni në Institucionet e Kosovës, po na del kaq e rëndësishme. Nuk ka funksion as në Qeveri, as në kompani publike, zyrtarisht ka funksion vetëm në LVV-në. Qysh del se kjo zonjë, si një person dëshmitare në hetimin ndaj rastit të Nagip Krasniqit. Kush është kjo zonjë, e që të ndikojë në tenderët e kompanive të mëdha publike siç është KEKu” deklaroi ai.