Anthony Joshua mbrëmë pësoi një humbje të madhe nga Daniel Dubois.
Joshua qysh në raundin e parë ra në tokë, mirëpo u ngritë sërish, kjo i ndodhi edhe dy herë të tjera në raundin e tretë dhe të katërtë ku nuk po mund t’i bënte ball goditjeve të kundërshtarit.
Raundi i pestë ishte fatal për Joshuan i cili mori një tjetër goditje e cila e la në nokaut boksierin britanik.
Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij.
Por, promotorin i tij, Eddie Hearn, pas përballjes ndaj Duboisit ka thënë se Joshua do të vazhdoj të luftojë sërish.
“Jam i sigurt se do ta zbatoj klauzolën e revanshit.