Vajza e Cristiano Ronaldos, Alana Martina, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale. Vogëlushja e cila është vetëm 7 vjeçe ka dëshmuar se është një vajzë argëtuese.
Videoja e saj është bërë virale vjen nga një prej episodeve të reja të “I am Georgina” në Netflix, i cili tashmë është i disponueshëm në platformë.
Në një video të publikuar nga Cristiano Ronaldo, ky i fundit e pyet: “Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?”, për të cilën ajo përgjigjet menjëherë:
“Asgjë, asgjë. Unë do rri rehat në shtëpi”. Përgjigja e saj e papritur e bën Ronaldon të qeshë, i cili me të qeshur përgjigjet: “Duhet të punosh, dashuri”.